Bota
Macron ndërhyn në “punët” e Trump: Zgjidhja për Ukrainën, vetëm me Kievin dhe BE-në në tryezë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka theksuar se e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa pjesëmarrjen e vetë ukrainasve, të cilët kanë luftuar për lirinë e tyre për më shumë se tre vjet. Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Macron theksoi se edhe evropianët janë pjesë e domosdoshme e zgjidhjes, pasi siguria e tyre varet drejtpërdrejt nga kjo situatë.
Deklarata e Presidentit francez vjen pas një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe Kryeministrin britanik Keir Starmer.
Në mesazhin e tij, Macron theksoi angazhimin e përbashkët për të mbështetur Ukrainën, duke punuar “në frymën e unitetit dhe duke vazhduar punën e bërë brenda Koalicionit të të Vullnetshmëve”.

