Politike
Macron uron Ramën për fitoren nga Tirana: Rizgjedhja juaj e rëndësishme për të gjithë ne

Presidenti francez Emmanuel Macron është pritur mëngjesin e kësaj të shtune në kryeministri nga Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij zyrtare që po mban në vendin tonë. Kjo është vizita e dytë zyrtare e presidentit francez në pak kohë, por e para e shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Brigitte.
Presidenti francez Emmaneul Macron ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren.
“Ju falënderoj për besimin që morët në zgjedhje, rizgjedhja juaj është shumë e rëndësishme jo vetëm për ju por për të gjithë ne. Është ky mandat që do të na lejojë të vazhdojmë këto axhenda kaq ambicioze, të dëshiruar kaq shumë nga vendi prej shumë vitesh”, tha Maron.
Perditesim
Sipas presidentit francez, Emmanuel Macron, fitorja e katërt e kryeministrit Edi Rama në Shqipëri, do të jetë ajo që do ta lejojë Evropën të vijojë agjendën ambicioze të zgjerimit në politikën e saj të jashtme.
Kështu tha ai gjatë një konference për shtyp me kreun e Qeverisë shqiptare, teksa takimi dypalësh vjen një ditë pas zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, më 16 maj.
Macron është shprehur tepër i kënaqur me këtë fitore të kryeministrit në Shqipëri dhe mandati sipas tij, është një fjalë e qartë e popullit për avancimin e agjendës evropiane të vendit.
Po ashtu, ai ka përmendur se është i kënaqur edhe me gjithë punën që Shqipëria ka kryer në respektimin e etapave të reformave dhe përmendi shembullin se në vitin 2019, Franca mori tjetër angazhim, më të shtuar, për avancimin e Ballkanit.
Këtë, sipas Macron, askush më mirë se Shqipëria dhe Rama nuk e kanë arritur dhe për këtë ai shprehet i lumtur dhe thekson mbështetjen e pakushtëzuar për vendin në agjendën evropiane.
Sipas Macron, raportet dypalëshe me Shqipërinë janë të strukturuara tashmë dhe një bilanc është bërë rreth arritjeve.
Po ashtu, është diskutuar në takimin mes liderëve edhe përfshirja e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, e cila pritet të lidhë Shqipërinë me Kosovën dhe të ndihmojë jo vetëm në lehtësimin e lëvizjes, por edhe në atë të tregtisë, me krijimin e një “Porti të Thatë” në Prishtinë.
Ndër të tjera, presidenti francez theksoi edhe faktin se bashkëpunimi në të gjitha fushat do të vijojë të mbetet i fortë mes Shqipërisë dhe Francës.
“Ne kemi vendosur për një politikë inovacioni dhe bashkëpunimi të shtrënguar. Jam i lumtur që pashë promocionin e parë të shkollës 42. Ajo që ishte vendosur në vjeshtën e 2023 u bë fakt. Ne kemi vendosur për Liceun Francez të Korçës. Studimi paraprak është bërë. Kemi avancuar edhe në fushat e Mbrojtjes. Do vazhdojmë në të gjitha fushat me kapacitet të mirë. Kemi vazhduar dhe do të vazhdojmë për të pasur më shumë aktorë francez në infrastrukturë”, tha Macron.
Ai nuk mohoi se Franca do të mbetet krah Shqipërisë sa i takon financimit ndërmjet operatorëve të mëdhenj industrial dhe agjendën ambicioze të Shqipërisë për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027, i quajti tërësisht të realizueshme.

