Bota
Macron zbulon planin evropian për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme, ja katër pikat ku bazohet propozimi

Parisi, Berlini dhe Londra do t’u bëjnë të premten në Gjenevë një ofertë të plotë negociuese iranianëve, duke përfshirë aktivitetet bërthamore, balistike dhe financimin e grupeve terroriste në rajon, tha Macron, sipas AFP-së.
“Është absolutisht e nevojshme të përparësohet kthimi në negociata thelbësore”, këmbënguli presidenti francez, në margjinat e shfaqjes ajrore të Le Bourget, duke i bërë thirrje gjithashtu Izraelit të ndalojë sulmet e tij ndaj infrastrukturës civile iraniane.
Irani nuk është i përgatitur të negociojë me asnjë palë për sa kohë që sulmet izraelite vazhdojnë, tha ministri i Jashtëm Abbas Araghchi për televizionin shtetëror të premten.
Ministri i jashtëm tha gjithashtu se Irani nuk do të zhvillojë bisedime me SHBA-të, pasi është partner në krimin e Izraelit kundër Iranit.
Sipas Araghchi-t, vendet do të distancohen nga “agresioni” izraelit pas rezistencës së Iranit ndaj sulmeve.
Të enjten, media shtetërore iraniane dhe diplomatët evropianë thanë se Araghchi do të takohet me homologët e tij gjermanë, francezë dhe britanikë në Gjenevë të premten.

