Bota
Maduro ‘skadon’ pas tre vitesh, Shtëpia e Bardhë refuzon planin e Venezuelës për dorëheqje
Shtëpia e Bardhë ka refuzuar një plan të propozuar nga zyrtarët e lartë të Qeverisë venezuelane, i cili parashihte që presidenti Nicolás Maduro të largohej nga pushteti pas tre vitesh dhe të ia kalonte autoritetin zëvendëspresidentes Delcy Rodriguez, sipas raportimeve të AP News.
Sipas këtij plani, Rodriguez do të përfundonte mandatin aktual të Maduro-s, i cili skadon në janar 2031.
Megjithatë, autoritetet amerikane nuk e kanë parë këtë skenar si një rrugë të besueshme për tranzicionin politik në Venezuelë dhe kanë vendosur ta refuzojnë.
Ky zhvillim vjen ndërsa Venezuela vazhdon të përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe politike, ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar monitoron me kujdes situatën dhe mundësitë për reforma demokratike.