Connect with us

Sport

“Magjia” e Leaos dhe mrekullia e Maignan rikthejnë Milanin te fitorja, kuqezinjtë mundin Romën dhe rihapin çdo gjë për titull

Milani është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mundur Brenda në “San Siro” një rival për titull si Roma me rezultatin 1-0.

Sfida e luajtur në Milano nisi me ritëm tepër të lartë, me kryeqytetasit që provuan disa herë, por në minutën e 39’ Leao u tregua magjik kur kaloi mjeshtërisht kundërshtarët dhe asistoi për Pavlovic, me këtë të fundit që shtyu topin drejt rrjetës.

Si kuqezinjtë ashtu dhe verdhekuqtë provuan disa herë të tjera për të gjetur rrjetën, me miqtë që kishin shansin e artë për të barazuar takimin në minutën e 82’, por Paulo Dybala u ndal nga pika e 11-metërshit nga Maignan.

Kështu Milani ngjitet në vendin e tretë me 21 pikë, po aq sa Interi e Roma, ndërkohë kreu ruhet nga Napoli me një pikë më shumë.

REZULTATI:

MILAN 1-0 ROMA

Pavlovic 39’

Goli i Pavlovic (Video)

Penalltia e pritur e Maignan (Video)

RENDITJA:

Advertisement