Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Makina përfundon në humnerë, 2 te plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugore Vlorë-Kuç, ku një makinë ka përfunduar në humnerë. Nje makinë tip ‘Opel Corsa’ ka rënë në zonën e fshatit Brataj në lumin e Vlorës, dhe 2 personat që udhëtonin kanë marrë plagë të rënda dhe janë nisur drejt spitalit të Vlorës. Kacandon Hasanaj ka qenë drejtuesi i makinës rreth 70 vjeç, ndërsa pasagjerja Helena Hasanaj rreth 65 vjeç. Të plagosurit janë ndihmuar nga kalimtarët dhe banorët e zonës, të cilët u transportuan në spital, për ndihmë mjekësore. Dy të plagosurit ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Advertisement