Connect with us

Kronike

Makina përplas këmbësorin, 51-vjeçari transportohet në spital

Një 51-vjeçar mbeti i plagosur pasi u përplas nga një makinë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e panoramës”.

Automjeti me drejtues K. Sh., 75 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues G. Zh., 51 vjeç, banues në Elbasan.

“Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e panoramës”, automjeti me drejtues shtetasin K. Sh., 75 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. Zh., 51 vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë është dëmtuar 51-vjeçari, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Me shtetasin K. Sh. po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

Advertisement