Connect with us

Kronike

Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi dhe pasagjeri

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në një aksident në Fier.

Sipas informacioneve zyrtare, në fshatin Kurjan, Roskovec, automjeti tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen M. L., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. Sh.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet, shtetasi M. K., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Advertisement