Connect with us

Kronike

Makina përplas motorin te diga e Liqenit, mjeti bëhet copash

Një aksident mësohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në rrugën pranë digës së Liqenit Artificial në kryeqytet. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor, i cili sipas fotove duket që është shumë i dëmtuar. Nga foto shihet drejtuesi i motorit i cili nuk rezulton të jetë lënduar.

Në vendngjajre ka arritur policia rrugore e cila po kryhen hetime për ngjajren. Nuk dihet ende nëse motori është përplasur nga një automjet që është larguar nga vendngjarja apo të ketë pasur rrethana të tjera të aksidentit.

Advertisement