Connect with us

Kronike

Makina përplas për vdekje një person me biçikletë, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbasditen e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Mësohet se një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë, i cili është përplasur në asfalt dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Autori i aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e shoferit.

Advertisement