Connect with us

Kronike

Makina përplas të moshuarin në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Muzeut. Një automjet ka përplasur një të moshuar që po kalonte rrugën i cili është dërguar me urgjencë në spital.

“Më datë 29.12.2023, në afërsi të Muzeut, shtetasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin 70 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement