Kronike
Makina përplaset me murin mbrojtës, 4 të lënduar

Njoftimi i Policisë:
Mat/informacione paraprake Në vendin e quajtur “Plan i Bardhë”, në aksin e rrugës së Arbrit, shtetasi A.N., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti është përplasur, me murin mbrojtës anësor të rrugës. Për pasojë ka mbetur i lëndur drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë që ndodheshin në mjet, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

