Connect with us

Kronike

Mali i Zi rrezikon negociatat

Paralajmërimin se kriza politike dhe kushtetuese në Mal të Zi do të diskutohet në seancat e janarit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian dhe më pas të Këshillit Evropian, ish-ministrja e Integrimeve Evropiane e Malit të Zi, Gordana Gjuroviq e ka cilësuar si një situatë serioze.

“Komisioni Evropian ose një e treta e anëtarëve të BE-së mund të rekomandojnë pezullimin e negociatave me Malin e Zi, ose të propozojnë kushte për vazhdimin e tyre”, thotë ajo. Sipas Gjuroviq, përveç ndërprerjes së procesit të negociatave, BE-ja ka një sërë mekanizmash shtesë, me të cilët mund ta kufizojë Malin e Zi. “Mund të ngrihen disa fonde të BE-së – gjë që thuhet edhe në metodologjinë e re të negociatave.

Komisioni Evropian, gjithashtu, ka një mekanizëm shumë të shpejtë dhe të fuqishëm për ndërprerjen e regjimit të liberalizimit të vizave”, thotë Gjuroviq. Partnerët perëndimorë dhe BE-ja, u kërkojnë subjekteve politike në Mal të Zi të arrijnë marrëveshje për zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që vendi të ketë stabilitet institucional dhe politik.

Advertisement