Kronike
Maliq/ Arrestohet 64-vjeçari në flagrancë, i gjenden dy armë zjarri në banesë

Policia e Maliqit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kolaneci”, ku ka rënë në pranga një 64-vjeçar nga fshati Kolanec, i cili posedonte dy armë zjarri në mënyrë të paligjshme.
Gjatë kontrollit, u sekuestruan një armë automatike kallashnikov dhe një armë pushkë, të cilat mbaheshin pa leje.
64-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij rëndon akuza për “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për hetime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë së Korçës:
Maliq/Kontrolle intensive bazuar në inteligjencën policore, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Finalizohet operacioni i koduar “Kolaneci”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.
Vihet në pranga një shtetas që posedonte 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë).
Sekuestrohen 2 armët e zjarrit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar operacionin e koduar “Kolaneci”.
Gjatë kontrollit në ambientet afër banesës së shtetasit J. D., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik dhe 1 armë zjarri pushkë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi J. D., 64 vjeç, banues në fshatin Kolanec, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

