Connect with us

Rajon

Mallkimi po na ndjek pas/ Shkrimtari serb për krimet në Kosovë

Shkrimtari serb, Vladimir Arsenijeviç ka folur për romanin e tij të ri, “Fantazmat”, në të cilin tha se trajton edhe “të kaluarën e cila po na ndjek pas”, ndërsa ka përmendur edhe tragjedinë e fundit në një shkollë fillore në Beograd.

Sipas tij, për të analizuar dhunën që mbretëron në shoqërinë serbe “duhet të kthehemi në vitet ’90”.

“Duhet të kthehemi shumë larg në vitet 1990 për të rivlerësuar atë që është bërë në emër të kësaj shoqërie, e cila ka përgjegjësi ndaj asaj historie që ndot marrëdhëniet me Rajonin. Si shoqeri duhet te marrim përgjegjësi për krimet e bëra” – tha ai në një intervistë për gazetën Danas.

Mos marrja e përgjegjësisë, tha Arsenijeviç, solli “rrëfimet absurde”, sipas së cilave “serbët ishin të lumtur por erdhi NATO që i bombardoi dhe i vrau”

“Kjo është gjithçka që qytetarët e Serbisë dine sot për gjithçka që ka ndodhur gjatë viteve nëntëdhjetë. Përmendja se kush ishte në krye të politikës serbe, shoqërisë serbe, ushtrisë dhe formacioneve paraushtarake, krimet nga Vukovari në Sarajevë, Gorazhde, Prijedor, Srebrenicë, Kosovë, varreza masive, ekstradimi i kufomave civile në liqenin Peruçac…asgjë nga këto nuk përmendet” –  tha ndër tjerash shkrimtari.

“Të gjitha ato tmerre janë zhdukur nga vetëdija kolektive”, theksoi ai, duke shtuar se kjo ndot çdo mundësi për pajtim.

 

Advertisement