Pinknews
Mamaja më shiti për 500 dollarë tek një përdhunues”, aktorja e njohur trondit me rrëfimin e saj
Ajo është padyshim një ndër aktoret më të dashura të Hollivudit dhe që ka një karrierë të gjatë artistike.
Mirëpo aktorja Demi Moore përtej të gjithë suksesit, jeta e saj ka pasur momente shumë të errëta.
Vitin e kaluar, ajo botoi një autobiografi të titulluar “Inside Out” thënë ndryshe “Nga Brenda Jashtë”. Aty rrëfente detaje lidhur me përjetimet e aktores përpara se të rritej në karrierë.
Libri flet për periudhën e adoleshencës, karrierën si dhe tre martesat e dështuara me Freddy Moore, Bruce Willis dhe Ashton Kutcher.
Dhe në mes të gjithë këtyre rrëfimeve, është dhe guximi që ajo pati për të folur për përdhunimin që kishte kaluar në moshën 15-vjeçare, ku ajo pretendon se personi që e dhunoi e pagoi të ëmën e saj më vonë.
Mamaja e aktores, Virginia King e merrte Demin nëpër bare dhe lokale nate në mënyrë që ajo të tërhiqte vëmendjen e meshkujve. Ajo u njoh me një burrë rreth të 40, 50 kur ishte në shkollë dhe tha se ai nisi të shfaqej vërdallë shkollës në atë periudhë.
Kur ajo u kthye nga shkolla një ditë ai ndodhej në shtëpi. Ai e përdhunoi, më pas pagoi të ëmën 500 dollarë.
“Çfarë ndjesie të jep të përdoresh nga mamaja për 500 dollarë?”, e pyeti ai pas pak.
Teksa vijon rrëfimin e saj, Demi shprehet: “Për vite me radhë nuk e kam menduar si përdhunim. Pasi e shihja si diçka që unë vetë e kisha shkaktuar, diçka që unë vetë u ndjeva e detyruar ta bëja sepse ai burrë priste diçka nga unë. Sikur unë vetë e lejova që ai të priste prej meje. Sikur isha një pre e lehtë për një grabitqar” .
Kjo eksperiencë e la me pasoja dhe ajo vuante nga ankthi, pagjumësia, çrregullimi i të ngrënit, PTSD.