Connect with us

Sport

Mane goditi me grusht në fytyrë Sane/ Bayerni merr vendimin

Bayern Munich përjetoi makthe në transfertë përballë Man.City, një disfatë e rëndë 3-0 që praktikisht i nxjerr nga gara në Champions League. Kjo ishte vetëm pjesa e dukshme, pasi kjo transfertë u pasua me një ngjarje aspak të këndshme. Sipas Bild, mes Sane dhe Sadio Mane pati një përplasje të fortë në dhomat e zhveshjes, madje senegalezi shkoi deri aty sa goditi me grusht në buzë sulmuesin gjerman.

Saneeee

Kjo ngjarje sipas mediave gjermane nuk mund të kalojë thjesht me gjobë apo me një paralajmërim për Mane, por sipas Sky Sport, drejtuesit e Bayern po planifikojnë ta bëjnë shembull: “Mane mund të largohet nga Bayern”, shkruan Sky gjerman.

Drejtuesit e Bayern janë mbledhur menjëherë mbrëmjen e djeshme pikërisht për këtë çështje, për të marrë masa. Pezullim, gjobe dhe përjashtim janë opsionet në tavolinë. Që nga dita kur u transfera në Mynih, Mane nuk e ka justifikuar në asnjë moment investimin e klubit, është larg formës së tij të shfaqur te Liverpool. Në përfundim të këtij sezoni, sipas të gjithë gjasave, Mane pritet të nxirret në shitje.

Advertisement