Connect with us

Aktualitet

Manovrat financiare të dhëndrit të Berishës, Malltezi e Bektashi blenë…

Vetë 17 ditë para se të arrestohej në aeroportin e Rinasit, Jamarbër Malltezi, ka kryer kryer një seri veprimesh, duke aplikuar në QKB, për të likujduar dhe mbyllur kompaninë “Homeplan”. Sipas dosjes hetimore Malltezi ka qënë mjaft aktiv në këtë kompani, pasi dhe në 28 korrik 2023 ai ka blerë aksione të Xhimi Begeja. Blerës në këtë kontratë është dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Kontrata e shitjes është lidhur tek noterja Laura Pustina, ku Fatmir Bektashi ka blerë 15 për qind të kuotave të Xhimi Begeja në vlerën 15.000 leke dhe Jamarbër Malltezi ka blerë 10 për qind të kuotave të kapitalit në vlerën 10.000 lek.
Kushti i parashkruar në kontratë është që transferimi i kuotave të bëhet vetëm në datën e shlyerjes së detyrimit që shoqëria “Homeplan”, ka ndaj ortakut Xhimi Begeja për pagesë dividenti në shumën 500.000 Euro. Nga të dhënat e përftuara me sipër, ka dyshime arsyeshme të mbështetura në prova, se përfitimi i Jamarbër Malltezit është në shumën prej 5.4 milion euro. Ndërsa investimi real i tij në këtë biznes është vetëm 45 mijë e 128 eure. Në vendimin e saj gjykata ka vlerësuar se për shkak të rrethanave të faktit ka rrezik që të hetuarit më sipër të kryejnë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen. Gjykata arrin në këtë konkluzion, duke marrë parasysh faktin se gjatë fazës së hetimeve, të dy të hetuarit kanë ndërmarrë veprime konkrete që kanë për qëllim likuidimin e shoqërisë Homeplan sh.p.k., e cila ka shërbyer ndër vite, si shoqëri për shpërndarjen e përfitimeve. Kështu, më datë 4 Tetor 2023 është depozituar pranë QKB-së vendimi i datës 3 tetor 2023 për kalimin e shoqërisë në status “likuidim e sipër” dhe caktim likuidatori. Pas depozitimit të këtij vendimi statusi i shoqërisë Homeplan sh.p.k ka kaluar nga “Aktiv” në “Shoqëri në likuidim e sipër”.
Duke u bazuar në veprimet e mësipërme të realizuara nga të hetuarit, gjykata çmon se ka rrezik që të hetuarit me sipër të kryejnë krime të rënda ose të njëjta të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen. TEMA

Advertisement