Connect with us

Rajon

MARIFETE NGA MYNIHU/ Kërcënohet Vuçiç: Nuk do të pish ujë nga ai pus…

Presidenti i Serbisë ka dalë me idenë për të shpallur referendum keshillues për largimin e tij, teksa pozita i eshte përgjigjur se nuk i intereson referendum por plotesimi I kerkesave te studenteve protestues.

Nënkryetarja e Partisë Liri dhe Drejtësi, Marinika Tepiç, tha se “nuk do të merret me marrëzitë e Vuçiçit” dhe se “Përmbushja e kërkesave të studentëve, është e vetmja temë diskutimi”.

Kurse Zdravko Ponosh, lideri I parties Serbia Center u shpreh se Vucic do te terheqe qendren e vemendjes, por opozita ‘nuk duhet t’i jape atij dorën për të dalë nga gropa në të cilën ka rene”.

“Nëse ai ende dëshiron ta diskutojë në Kuvend, unë kam një kundërpropozim ndaj propozimit të tij farsë për të ashtuquajturin referendum këshillues. Le të sigurojë 100 votat e tij në Kuvend. Opozita do të shtojë ato që i mungojne, deri në dy të tretat për shkarkimin e tij, sipas nenit 118 të Kushtetutës së Serbisë. Kur ka top le të jetë top maskaradë” – deklaroi Ponosh.

Për ofertën e Vuçiqit ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Srđan Milivojevic. Ai ka thënë se Vuçiq po i drejtohet opozitës sepse ka humbur besimin në Partinë Progresive Serbe, por se opozita nuk do të marrë pjesë në “lojërat dhe falsifikimet” e Vuçiqit.

“Do ishte me mire që Vuçiq të jepte menjëherë dorëheqjen dhe të kërkonte azil në një nga vendet ku tashmë ka fshehur paratë tona. Të jetë i sigurt se ne do ta ndalojmë arratisjen e tij nga Serbia”, tha Milivojeviç.

Kurse Borko Stefanoviç nga Partia per Liri dhe Demokraci u shpreh se Vuçic po na bërtet për një vjedhje tjetër perms referendumit. Ai kërkon të vjedhë dhe të fshehë provat e vrasjes në Novi Sad nën petkun e korrupsionit. Nuk do ta kalosh këtë “marifet nga Mynihu” dhe do të pish ujë nga ai pus, Aleksander Vuçiq” – deklaroi Stefanoviq.

Advertisement