Kosova
Marifetet e Perëndimit për Kosovën kanë rënë/ Obradoviç për negociatat e Vuçiç
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pranuar, siç është publikuar më herët nga portali serb ‘Nova’, Statutin e Bashkësisë së Komunave Serbe, i cili është propozuar në takimin e fundit në Bruksel dhe është pajtuar me draftin dhe dinamikën e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit.
Në Serbi, lideri i Lëvizjes politike ‘Dveri’, Boshko Obradoviç, tha se Brukseli nuk do ti kërkojë Vuçiçit që ti zbatojë plotësisht para zgjedhjeve obligimet e tij në lidhje me Kosovën, me qëllim për ta mbajtur presidentin akoma në pushtet.
Gjatë takimeve të ndara të presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës në Bruksel me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, janë bërë hapa të rëndësishëm drejt formimit të Unionit të Komunave Serbe. Siç njofton Nova, propozimi për Statutin e këtij komuniteti është pranuar nga të dyja palët, por aktualisht po kërkohet forma e duhur që do të kënaqë Beogradin dhe Prishtinën.
“Nuk ka dyshim se Aleksandër Vuçiç, duke shkelur Kushtetutën dhe duke dalë jashtë kompetencave të tij kushtetuese, ka pranuar marrëveshjen franko-gjermane për njohjen e shtetit të Kosovës, si dhe të gjitha obligimet që dalin prej planit europian. Brukseli nuk po shtrembëron më asgjë, dhe here me marifete diplomatike dhe here haptazi, kërkon nga Vuçiç njohjen de facto, në këmbim të mbështetjes në zgjedhjet e dhjetorit në Serbi” – deklaroi Boshko Obradoviç.
Sipas liderit të Lëvizjes politike ‘Dveri, “asociacioni është një mashtrim i madh dhe gënjeshtër, sepse është një organizatë e zakonshme joqeveritare që do të formohet sipas kushtetutës dhe ligjeve të shtetit të Kosovës, e jo sipas Kushtetutës dhe ligjeve te Serbisë”.
“Serbia duhet të dalë përfundimisht nga burgu i Brukselit dhe nga rruga e tërthortë në të cilën kemi vetëm shantazhe dhe presione, ndërsa për Kosovën duhet të ndryshojmë edhe negociatorin edhe platformën e negociatave” – tha Obradoviç.