Rajon
Marko Gjuriç reagon pas demaskimit përmes fotografisë me Radoiçiç
Marko Gjuriç, ish ambasador i Serbisë në SHBA dhe njëherazi i projektuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç në postin e kreut të qeverisë se re serbe, e ka quajtur “fushatë negative” kundër tij personalisht dhe Serbisë.
Gjuriç, për takimin me terroristin tha se “nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje” kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti e as ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla.
“Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të niste një fushatë negative me rastin e rikthimit tim në Serbi, pas shërbimit që i bëra shtetit, në detyrën që pata në SHBA. Nuk kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit dhe Sveçlës apo boteve të tyre dhe njerëzve të tjerë keqdashës për asgjë”- ka shkruar Gjuriç në platformën X.
I akuzuar si ‘bossi’ e shitësve të kokainës në Serbi, Gjuriç pohoi gjithashtu se nuk ndihet i turpëruar që ka takuar Milan Radoiçiçin, i cili pranoi se ishte ai organizatori i sulmit në Banjskë të Zveçanit, komunë e banuar me shumicë serbe në Veri të Kosovës.
“Nuk i kam fshehur dhe as nuk kam turp nga kontaktet publike që kam në punën që bëj. Përveç përfaqësuesve të ndryshëm serbë me të cilët kam kontakte të rregullta, gjithashtu në kuadër të punës sime, jam takuar e biseduar me udhëheqës të shumtë shqiptarë” – ka vijuar Gjuriç reagimin e tij. Ai ka tentuar të largojë vëmendjen nga takimi me Radoiçiç, duke thënë se takime ka pasur edhe me Albin Kurtin e Xhelal Sveçlën, dhe si rëndom akuzoi krerët e shtetit të Kosovës se po “shkelin të drejtat e serbëve”.
Gjithashtu Gjuriç paralajmëroi rikthim në politikë, siç po flitet se do marr postin në krye të qeverisë serbe, pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit. “Kam kohë që jam larguar nga politika ditore, ndaj më duket paksa i habitshëm pasioni me të cilin disa në hapësirën publike po bëjnë fushatë kundër vendit të tyre, duke menduar se me këtë do të arrijnë përfitime politike. Megjithatë, në të ardhmen e afërt i presin zhgënjime të reja të mëdha. Do të kthehem së shpejti dhe mezi pres t’i përballoj të gjithë së bashku”.- ka shkruar jo me pak nota deliri Marko Gjuriç.
Kujtojmë se ishte njohësi i zhvillimeve politike në Ballkan, Jakub Bielamowicz, i cili publikoi një fotografi ku shihet i kërkuari nga INTRRPOL-i, terroristi Milan Radojiçiç, duke darkuar në një restorant së bashku me Marko Gjuriç.