Kosova
Marrëveshja e Brukselit përfundon në Arbitrazh, ashtu siç supozoi Glauk Konjufca
Deklarata e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, se nëse Kosova dhe Serbia nuk arrijnë të dakordohen për mënyrën se si duhet zbatuar Marrëveshja Bazë atëherë mund të shkohet edhe në arbitrazh për interpretim të agrementit, për studiuesit e marrëdhënieve ndërkombëtare, përveç se është e pa vend është edhe jo-realiste si mundësi.
Për ligjëruesin e Shkencave Politike, Dritëro Arifi, kjo nuk është e mundur pasi që sipas tij në krye të herës një gjë të tillë nuk e lejon vetë ndërmjetësuesi i procesit të dialogut dhe kumbari i marrëveshjes – Bashkimi Evropian sepse do të ishte zhvlerësim total edhe humbje e madhe e kredibilitetit të Unionit
Arifi i cili në mënyrë kategorike përjashton një mundësi të tillë thekson se në këtë fazë BE-ja do t’i jap afate Kosovës dhe Serbisë që ta implementojnë dakordancën në kohë reale.
“BE-ja kësaj radhe nuk do të lë hapësirë palëve që të manovrojnë me zbatimin e Marrëveshjes, jam i bindur që Unioni Europian nëse dëshiron të tregohet faktor stabiliteti, atëherë duhet të imponojë zbatimin, nëse jo atëherë BE-ja e humb komplet kredibilitetin” – deklaroi Dritëro Arifi
Në anën tjetër për Mazllum Baraliun, profesorin e çështjeve juridike kushtetuese, plani për të dërguar Marrëveshjen e Brukseli/Ohrit për interpretim në arbitrazh dëshmon se Konjufca “nuk po jeton në botën reale”.