Connect with us

Aktualitet

Marrëveshja e bujshme/ Ujë nga Shqipëria drejt Italisë

Italianët duket se e kanë gati projektin për furnizimin me ujë të një prej zonave me thatësirë më të madhe të vendit të tyre.

Guvernatori i Pulias Michele Emiliano në një intervistë tregoi se nuk ende një akord zyrtar mes qeverive, por është një ide që ekziston prej shumë kohësh dhe ka të bëjë me atë sasi të ujit që derdhet në det dhe nuk përdoret.

“Nuk ekziston asnjë projekt, është vetëm një ide për të cilën kemi folur disa herë me qeverinë shqiptare sepse kjo e fundit kërkon të realizojë diçka me vlerë ekonomike nga uji që nuk përdoret dhe në bazë të kësaj dëshirë të qeverisë shqiptare po shqyrtojmë se me çfarë akordesh ekonomike mund t’ia paguajmë Shqipërisë këtë sasi uji, por përsëris se është vetëm një ide politike dhe asgjë më shumë”, tha ai.

Michele Emiliano tregoi kanë bërë disa biseda telefonikë me kryeministrin Edi Rama për të shprehur interesin se si të shfrytëzohet uji që derdhet në det për të cilat siç tha presim disa përgjigje.

Sipas guvernatorit të Pulias, Shqipëria mund të sigurojë shumë të ardhura nga kjo marrëveshje.

“Uji është me tepricë dhe nëse uji derdhet në det dhe nuk përdoret, ajo që po ofrojmë ne është një sigurim të ardhurash jo një shpërdorim”, tha Emiliano.

Advertisement