Connect with us

Kosova

Marrëveshja e mallkuar dhe tradhëtia e vlerave me litium

Drejtori i Qendrës për Studimin e Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit, Florian Biber, vlerësoi se me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për lëndët e para strategjike me Serbinë, “BE-ja dhe Gjermania shkëmbyen demokracinë, sundimin e ligjit dhe perspektivën evropiane të Ballkanit – për litiumin” dhe shtoi se “me një qasje të tillë ndaj zgjerimit të BE-së – Unini është klinikisht i vdekur”.

“Në Serbi nuk ka institucione të pavarura, as media të pavarura, nuk ka hapësirë ​​kritike për shoqëri civile, prandaj dhe nuk ka asnjë garanci se projekti i minierave do të jetë minimalisht sipas standardeve serbe, pa përmendur standardet e BE-së” – ka shkruar Bieber në rrjetin social X me rastin e Memorandumit të nënshkruar ne Beograd.

Ai gjithashtu kujtoi se përpjekja e parë për një projekt të minierave të litiumit në Serbi u ndalua nga protestat masive në vitin 2021 dhe se “tani BE dhe Gjermania mbështesin hapur projektin, duke harruar apo lënë pas mashtrimin e madh zgjedhor te Vucic gjate zgjedhjeve si edhe përkeqësimin e sundimit të ligjit”.

“Mesazhi do të dëgjohet në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Një marrëveshje që i shërben BE-së është më e rëndësishme se sa vlerat demokratike. Me një qasje të tillë, zgjerimi i BE-së ka vdekur” – potencoi Florian Bieber.

Siç shkruan Nemanja Rujević për median serbe ‘Vreme’, ngaqë gjermanët kanë mbetur prapa nga amerikanët dhe mbi të gjitha nga kinezët, ata kanë nevojë urgjente për litium, dhe do gërmojnë kudo, qoftë edhe në çdo oborr jashtë shtëpisë së tyre…

Advertisement