Connect with us

Kosova

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Siguresat e Zajednicës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur për çështjen e Asociacionit, për çka tha se vetmenaxhimi nuk ka asgjë të bëjë me atë që ne kemi quajtur “Zajednicë”.

Bislimi ka deklaruar se janë pesë kritere të cilat janë vendosur në Bruksel për të parë nëse është i pranueshëm drafti për Asociacionin.

Zëvendëskryeministri tha se në mesin e këtyre pesë kritereve janë marrëveshjet e dakorduara në kuadër të dialogut më 2013 dhe 2015 si dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ai theksoi se këto “janë pesë siguresa të mjaftueshme që tregon se ky mekanizëm apo ky lloj i vetëmenaxhimi nuk ka asgjë nga ajo që ne e kemi quajtur “Zajednica” .

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pranuan Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të propozimit evropian, ndërsa më 18 mars në Ohër, u pajtuan për Aneksin për zbatimin e saj.

Aty parashihet edhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij

Advertisement