Connect with us

Kosova

Marrëveshja me Serbinë, opozita kritika Kurtit

Opozita ka kritikuar Kurtin për marrëveshjen e Ohrit të arrirë me Serbinë.

Kreu i PDK, Memli Krasniqi e cilësoi propozimin evropian pa thelb dhe shterpë, një mundësi që Kurti të bëjë deklarata politike

“Kjo marrëveshje është e pamjaftueshme për Kosovën. Dëmet potenciale janë të shumta. Më shumë ngre pikëpyetje sesa ngre përgjigje.

Shumica e neneve janë deklarata politike sesa kontratë. Obligimet që i vendosen Kosovës, fjalë të mira të stilit evropian duket se i kemi pasur, por edhe do i kemi.

Këto janë thjesht lehtësime që Kurti të dalë këtu të thotë, do na njohë Serbia dokumentet dhe diplomat… Ironia më e madhe ne një njeriu që gjithë jetën e tij politike ja ka kushtuar retorikës për vetëvendosje dhe nuk vendos.”- tha Kurti.

Advertisement