Connect with us

Bota

Marrëveshja, Meloni: Brenda javës riatdhesohen 25% e emigrantëve në Shqipëri

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka bërë me dije se deri në fund të kësaj jave do të riatdhesohen mbi 25% e emigrantëve që po qëndrojnë në kampet në Gjadër e Shëngjin.

Kjo procedurë në kohë të shpejtë, për kryeministren Meloni, është tregues i mirëfunksionimit të strategjisë së dy vendeve Shqipëri-Itali.

Lidhur me politikat për menaxhimin e flukseve migratore, Meloni theksoi faktin se «deri në fund të kësaj jave, mbi 25% e migrantëve të mbajtur në Shqipëri do të jenë riatdhesuar në kohë shumë të shkurtra, duke demonstruar se si po funksionojnë strategjia dhe procedurat që kemi zbatuar, pavarësisht përpjekjeve për t’i bllokuar ato për arsye qartësisht ideologjike». Ne duam një Itali që më në fund është e aftë të zbatojë rregullat, të jetë e pakompromis me ata që kryejnë krime dhe të mbrojë sigurinë e qytetarëve të ndershëm”, deklaroi Meloni në fjalën e saj në Senat.

Kryeministrja shprehu vendosmërinë për çuarjen përpara të reformave institucionale dhe të drejtësisë, ndërsa vendosi theksin te zbatimi i strategjisë pë menaxhimin e migrantëve të parregullt nëpërmjet qendrave të ngritura në Gjadër e Shëngjin.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 22 shkurt 2024 marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët me 77 vota pro.

Kryeministri Edi Rama firmosi protokollin me kryeministren e Italisë, Giorgia Melona më 6 nëntor 2023 në Romë.

Advertisement