Connect with us

Kosova

Marrëveshja/ Osmani takim me Escobar: Të parandalohen përpjekjet e Serbisë për të minuar zbatimin

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Mal të Zi ku mori pjesë në betimin e presidentit të ri Jakov Milatoviç, ka zhvilluar një takim me të dërguarin e posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas Presidencës së Kosovës, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon, me fokus të veçantë për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë të arritura në Bruksel dhe Ohër.

Osmani thuhet se ka theksuar se Kosova përbën palë konstruktive dhe ka theksuar se zbatimi i marrëveshjeve duhet të jetë i plotë, ndërkohë që duhen parandaluar përpjekjet e Serbisë për ta minuar zbatimin e tyre.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka theksuar se Republika e Kosovës është pajtuar me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër, si tërësi dhe pa parakushte të cilat synojnë përqendrimin vetëm në një nen apo në një pjesë të marrëveshjes”, thuhet në komunikatën për media.

 

 

Ajo gjithashtu ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe garancinë e tyre që i gjithë procesi të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe në funksion të ruajtjes se funksionalitetit të shtetit dhe përshpejtimit të integrimit ndërkombëtar të vendit tonë.

Advertisement