Connect with us

Politike

Marrëveshja për refugjatët, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka bërë me dije se opozita do të çojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e kryeministrit Rama me kryeministren italiane Giorgia Meloni për emigrantët.

“Arritjen e një rëndësie të jashtëzakonshme. Po detyrohem të perifrazoj prap veten; ai tym dhe ajo blozë që nxiu sterr fytyrën e Edi Ramës dhe Lindit Nikollës, ndriçoi në mbarë botën opinionin publik, mediat mbi të betejën e drejtë pa kthim që zhvillon opozita në parlamentin e Shqipërisë. U vendos që kjo betejë pa kthim të vazhdojë në drejtim të horizonteve të reja. Pra do të përcaktohen gjithnjë. Ju e dini që jemi në dinamizëm të vazhdueshëm dhe ju mbajmë korent çdo ditë. Përsa i përket marrëveshjes së emigrantëve, do të përgatitet teksti dhe do të dërgohet në Kushtetuese. Ne mendojmë se ka një shkelje serioze të kushtetutës, firma e Edi Ramës. Mendojmë se ka probleme serioze të të drejtave të njeriut, ndaj dhe duke mbajtur qëndrimin tonë negativ, opozita do ti drejtohet gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen. Ndërsa qëndrimi i Edi Ramës dhe Linda e parlamentit, është më antidemokratik, antiligjor, antikushtues që është mbajtur ndonjëherë. Beteja vazhdon pa kthim,” tha Berisha.

Advertisement