Connect with us

Politike

Marrëveshja për refugjatët/ Frikë për terrorizëm? Rama: 100% përgjegjësi e Italisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se marrëveshje me Italinë për emigrantët do të ratifikohet në Kuvend. Në një intervistë për ‘Corriere della Sera’, kreu u qeverisë shqiptare tha se ligjet tona janë të qarta.

Duke u ndalur te teza që është përfolur se ardhja e emigrantëve në vendin tonë dhe rreziku për terrorizëm, nuk ka arsye për të pasur frikë. I pyetur nëse në Shqipëri do të vijnë vetëm emigrantë burra, ai është shprehur se ky ishte interpretimi i lajmit që i bënë ata që e përçuan lajmin më mënyrë të ‘shtrembër’.

Sipas zv/sekretarit Fazzolari, emigrantët mund të qëndrojnë në qendër në Shqipëri deri në 18 muaj kështu?
Marrëveshja parashikon që emigrantët do të priten në qendrën e pritjes me qëllimin e vetëm të kryerjes së procedurave kufitare apo të riatdhesimit, të parashikuara nga legjislacioni italian dhe europian dhe për kohën e nevojshme. Në rast se nuk ka më të drejtën e qëndrimit në struktura, Italia i transferon menjëherë emigrantët nga territori shqiptar.

 

A ka rrezik që mes emigrantëve të ketë terroristë?
Nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë. Thjesht duhet të kemi vullnetin dhe kujdesin për të përmbushur këtë angazhim duke respektuar dinjitetin njerëzor dhe rregullat e vendosura për funksionimin e këtij operacioni të përbashkët, të cilat përfshijnë edhe kontrollin nga agjencitë e sigurisë të të dy vendeve.

A nuk keni frikë se Italia do të braktisë refugjatët tuaj?
Përgjigja është në marrëveshje. Periudha e qëndrimit në territorin shqiptar nuk mund të kalojë maksimumin e lejuar nga legjislacioni italian për këtë çështje. Autoritetet italiane, në përfundim të procedurave të kryera në përputhje me legjislacionin e tyre, do të marrin masa për largimin.

Kush do të vijë në Shqipëri? Në fillim dukej se ishte vetëm për burra
Ata që përçuan në media në mënyrë të shtrembër atë që tha Meloni në konferencën për shtyp, folën për “burra”. Kryeministrja nënvizoi se të miturit dhe gratë shtatzëna nuk bëjnë pjesë në kategoritë e personave që do të priten në qendrën e pritjes në Shqipëri.

A jeni kontaktuar nga vende të tjera europiane pas marrëveshjes me Italinë?
Jo. Dhe ne nuk do të jemi të për për asnjë kërkesë, ashtu siç nuk ishim të për kërkesa të ngjashme përpara se të na kërkonte Italia. Në Romë nuk mund të thonim jo sepse kemi një borxh mirënjohjeje që nuk do të mund ta shlyejmë kurrë, por që nuk duhet ta harrojmë kurrë.

A do të trajtohen çështjet që lidhen me kërkesën për azil nga avokatët italianë që vijnë në Shqipëri?
Ky operacion do të jetë 100% përgjegjësi e palës italiane, në çdo aspekt.

Një nga partitë e opozitës shqiptare pretendon se nuk është kushtetuese t’i lëshosh një tokë një shteti tjetër?

Ligjet tona në këtë pikë janë të qarta: marrëveshja do të ratifikohet nga Parlamenti në javët në vijim.

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha tha për “Corriere” se ka frikë nga ksenofobia dhe protestat kundër italianëve. Çfarë përgjigje i jepni?
Unë nuk i përgjigjem kurrë në gjuhë të huaj opozitës në Shqipëri, e nuk komentoj fjalët e një politikani si ai, i shpallur i padëshiruar nga SHBA-të për “korrupsionin e rëndë që përfshiu familjen e tij dhe për minimin e demokracisë” në vendin tonë. Nuk e komentoj as në shqip. Fatmirësisht shqiptarët e dinë mirë se çfarë është emigracioni dhe mikpritja ndaj atyre në nevojë.

Jeni të pakënaqur me reagimin e Partisë Demokratike Italiane?
Kam qenë i befasuar. Ata kanë të drejtë të kundërshtojnë dhe kritikojnë qeverinë e tyre, por nuk ka asnjë arsye për të përfshirë socializmin dhe ekzekutivin shqiptar. Qeveritë vijnë e shkojnë, interpretimet e socializmit ndryshojnë, por Shqipëria dhe Italia janë gjithmonë aty, të lidhura pazgjidhshmërisht në ditët e mira dhe të këqija.

Për çfarë e kritikoni Partinë Demokratike Italiane për reagimin e saj dhe fenomenin e migracionit?
Asgjë! Askush në Evropë nuk mund të thotë se kanë zgjidhjen ideale dhe funksionale në të njëjtën kohë. Derisa Evropa të ketë një zgjidhje të pranuar nga të gjithë – edhe në aplikimin e saj të përditshëm – kjo do të mbetet një histori betejash dhe lojërash politike në shtetet anëtare.

Keni pasur ndonjë reagim, qoftë edhe informal, nga pjesa tjetër e PSE?
Jo, asnjë reagim.

Duket se keni një marrëdhënie të veçantë me disa kryeministra italianë si Renzi dhe Meloni. Pak më pak me të tjerët, për shembull Draghi. Pse?
E ke gabim, por nuk është faji juaj: Draghi ka fatin të jetojë pa rrjete sociale dhe nuk mund ta dijë se marrëdhënia ime me të është gjithashtu e veçantë. Për të qenë i qartë: një nga privilegjet më të mëdha që kam pasur është që Mario më kërkoi t’i drejtohesha me emër. Ai është një monument i gjallë.

Pas gjithë kësaj zhurme, jeni ende të bindur për këtë marrëveshje me Italinë?
Zhurmat” si këto, siç i quani me të drejtë, nuk më shqetësojnë fare.

Politike

“Ish-agjentët e UDB dhe KGB duhet të ekspozohen”, Basha: Është përgjegjësi e PD

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në bisedën me Agron Hoxhën që vuajti 13 vite në burgun e Spaçit, u ndal tek borxhi që PD i ka të përndjekurve, neglizhenca për të mirëmbajtuar dhe shndërruar në muze kujtese vendet e vuajtjes së dënimit për të përndjekurit politik.

Ai tregoi domozdoshmërinë e hapjes së dosjeve të bashkpunëtorëve të sigurimit të shtetit si dhe të KGB dhe UDB. Basha nënvizoi faktin se Dosjet përdoren sot nga ata që kanë pasur akses tek to, si mjete shantazhi ndaj funksionarëve politik, punonjësve të sektorit të medias dhe ekonomisë.

Më poshtë pjesë nga fjala e kreut të PD, Lulzim Basha:

Fakti është një mungesë, është një padrejtësi e dytë. Padrejtësia e parë është dënimi juaj çnjerëzor, padrejtësia e dytë është fakti që shteti demokratik, pas rënies së kominizmit detyrë të parë duhej të kishte vendosjen e drejtësisë në raport me ata që vuajtën persekutimin komunist me ju nëpër burgje, kampe përqendrimi. Dhe këtu, jo vetëm që nuk ka ndodhur kjo, për fat të keq një pjesë e tyre vazhduan në administratë, një pjesë e tyre u graduan në administratë. Dhe nuk po flas për administratën e PS ku kanë ruajtur edhe lidhjet, por po them edhe në administratat e Partisë Demokratike. Shokuese siç është, sepse do ta them haptazi jo për justifikim, rolin e disa prej tyre e kam kuptuar, e kam marrë vesh më vonë, por fakti është që kishte persona me pozita të larta dhe me pozita zbatuese persekucioni, që më vonë e gjetën veten e tyre në pozita të larta ekzekutive pas vitit 92.

Shpagim personal ndaj këtyre të vuajturve është e pamundur të jepet për këto vuajtje. Ajo që mund të përpiqemi të bëjmë, është të njohim pjesën e përgjegjësisë së shtetit për ferrin në të cilin janë detyruar të kalojnë. Po sa ka njerëz përgjegjës për persekucionin që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite detyrat në administratën shtetërore. Dhe pasja vimë tek pjesa politike. Kemi një problem nga ata që quhen rëndom në gjuhën e popullit, quhen bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit, por nuk janë vetëm bashkëpunëtorët, janë dhe agjentët, janë dhe operativët e sigurimit të shtetit. Dhe brenda kësaj pastaj kemi një problem tjetër të lindur nga politika, që është përpjekja për t’i shantazhuar apo më mirë të themi përpjekja për t’i kontrolluar përmes shantazhit. Pra njerëz të caktuar në Shqipëri që kanë akses në dosje. Akses të paligjshëm në kopje të dosjeve apo dhe në dosje origjinale shantazhojnë edhe sot e kësaj dite njerëz me përgjegjësi publike. Që nga politikanë, anëtarë të parlamentit, zyrtarë të lartë, sipas raportimeve të para disa kohëve deri në zyrtarin më të lartë të Republikës dhe nerëz të tjerë me përgjegjësi publike, qofshin të botës së medias, apo të botës së ekonomisë të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë. Duken sikur po bëjnë një jetë normale, por kur u tundet një dosje kthehen në njerëz të kontrolluar.

Gjëja e parë që duhet të ndodh është që personat që marrin përgjegjësi politike, nuk duhet të jenë të shantazhueshëm, pra të mos kenë dosje bashkëpunimi me sigurimin e shtetit apo një akt më i rëndë me diktaturën e atëhershme. Propozimi që qëndron prej kohësh në parlament është që çdo person që merr përgjegjësi politike, deputet, ministër, kryetar bashkie, anëtar i këshillave bashkiak, duhet të firmos një formular që nuk ka qenë apo që ka qenë bashkëpunëtor, e tjerë e tjerë. E dyta pastaj, personat që kanë pasur një rol bashkëpunimi me sigurimin e shtetit, nuk mund të jenë përfaqësues të popullit.

Është 2024, 34 vite që nga rënia e kominizmit. Është 49 vite që kur Agroni është dënuar. Është një brez i tërë i cili ka bashkëjetuar në këtë dramë dhe pjesë e kësaj shoqërie, janë ata që kanë shkaktuar këtë dramë. Nuk mundet më, edhe për hir të kujtesës të atyre që nuk jetojnë, për hir të nderimit dhe respektit të këtyre që kemi mes nesh, por dhe për hir të brezave të ardhshëm të vazhdojmë të jetojmë me këtë skizofreni brenda shoqërisë tonë ku kemi një numër jo të vogël personash publik që për tjetër gjë e mbajnë veten, e tjetër gjë ndihen se janë. Kjo duhet të marrë fund.

Duhet të marrë fund dhe një aspekt tjetër, që është agjenturat e shërbimeve armiqësore me Shqipërinë. Atëherë në një aspekt të caktuar dhe në një kohë të caktuar, se në disa raste kanë qenë dhe aleatë për një kohë të shkurtër dhe në veçanti sot. Autoritet përkatëse duhet të marrin masa të ekspozojnë agjenturën sovjetike dhe agjenturën e UDB-së në Shqipëri, për të hequr çdo mundësi që këta njerëz të riaktivizohen qoftë përmes vullnetit të tyre apo përmes shantazhit, që në qoftë se ju do aktivizoheni në agjenturat e reja të BIA apo FSB-së dhe GRU-ja, atëherë do keni pasoja. Është fare e thjsht, në qoftë se ka njerëz të gjallë në Shqipëri sot që atëherë kanë qenë agjenturë e UDB-së dhe e KGB-së, është në interesin e sigurisë tonë kombëtare që këto të ekspozohen. Nuk bëhet fjalë për dënim penal, thjesht të ekspozohen që të dihen këta njerëz kanë qenë pjesë të agjenturave, pikërisht që të shmangim çdo mundësi që sot keqpërdoren sërish nga shërbime sekrete armiqësore ndaj Shqipërisë dhe ndaj NATO-s.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Politike

Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës

Nga Andi Bushati

Kori i rakorduar i kundërshtarëve të Albin Kurtit mes Tiranës dhe Prishtinës është riaktivizuar sërish, duke marrë këtë herë si pretekst një episod të ri të një refreni të vjetër: atë se kokfortësia e kryeministrit të Kosovës po thellon çarjen me perëndimin. Shkak për valën e kësaj here është bërë refuzimi që i shteteve kryesore të BE, për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kurti po akuzohet se i tha një “JO” të prerë futjes së një kushti të ri, atij të ndërlidhjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kriteret e pranimit në KiE. Ai e etiketoi si “absurd” këtë pretendim dhe nuk pranoi të bëjë pazar për të marrë antarësimin në një organizëm të rëndësishëm të kontinentit, në këmbim të bosnjëzimit të vendit të vet.

Natyrisht, pavarësisht nga arsyet apo justifikimet, “JO”-ja e tanishme nuk është një lajm i mirë. Mospërfundimi i antarësimit të plotë pasi pjesa dërrmuese e asamblesë parlamentare ka votuar me shumicë dërrmuese pro Kosovës, i jep gjithësecilit të drejtën të flasë për një dështim. Por, përtej këtij konkluzioni sipërfaqësor, konteksti dhe rrethanat e këtij refuzimi duhen analizuar.

Në radhë të parë ato krijojnë një kontradiktë sistemore mes deputetëve të asamblesë parlamentarëve që votojnë dhe vendimmarrjes të qeverive që shërbeu si veto. Ajo e shndërron në absurd krejt procesin e antarësimit në KiE. Së dyti, ajo nxjerr në pah edhe një kontradiktë tjetër. Dihet se Këshilli i Evropës ka në fokus të tij të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të tij. Si i tillë antarësimi i Kosovës në të do të nënkuptonte automatikisht më shumë garanci edhe për serbët lokalë. Prezenca në KiE dhe futja  automatikisht në juridiksionin e Gjykatës të të Drejtave të Njeriut do i mbronte ata më shumë edhe sesa vetë asocacioni i i kërkuar me këmbëngulje nga Beogradi.

Por duket se vendet kryesore të perëndimit janë të gatshme të testojnë edhe dobësinë e institucioneve të tyre edhe të injorojnë interesat konkrete të qytetarëve serbë të Kosovës, vetëm për të arritur një qëllim: të vazhdojnë përpjekjen e kotë për të përkëdhelur Aleksandar Vuçiçin, që i shntazhon sistematikisht pqrmes aleatëve të tij Putin dhe Xi Jimping.

Duhet të jemi realistë, kushti për të penguar Kosovën si anëtare të 47 të Këshillit të Evropës ka qenë një lobim i hapur i Beogradit. Për interesa gjeopolitike fuqitë evropiane e pranuan atë. Ashtu sikurse pranauan marëveshjen e Brukselit dhe aneksin e saj të Ohrit, pavarësisht se Vuçiçi e kishte krahun e sëmurë për ta nënshkruar, ndërsa Prishtina qe e gatshme ta bënte. Këto standarte të dyfishta u panë edhe në kërkesën gojore, ndryshe nga sa parashihnin draftet e planit franko gjerman, për të filluar së pari punën me asociacionin. Ato u theksuan më tepër me fajësimin e Kosovës për krizën në katër komunat veriore, ndonëse dukej qartë se Beogradi ishte ideatori i kaosit të krijuar. Ato kulmuan me vendosjen e sanksioneve ndaj Prishtinës dhe me ledhatimin e presidentit serb, edhe pasi ky dërgoi paramilitarët e vet, të kryesuar nga Radioçiç të kryenin sulmin terrorist në Banjskë.

Pra e gjithë kjo kronologji të çon në një konkluzion të stërthënë, të pranuar në mënyrë të zëshme edhe nga shumë politikanë dhe analistë në Evropë e SHBA, atë të kristalizimit të një politike prendimore që do të sakrifikojë interesat e Kosovës me shpresën për të mos lënë të dalë nga vatha Vuçiçin.

Ky është edhe thelbi i konfiktit të fundit me veton për antarësimin në KiE, që Franca dhe Gjermania e kushtëzuan, papritmas, me shpënien e draftit për asocacionin në Gjykatën Kushtetuese.

Pyetja që shtrohet përpara të gjithë armiqve, kritikëve të Albinit apo servilëve të shpallur të fuqive të mëdha është: çfarë duhet të bëjë një lider kosovar kur atij i kërkohet, nga aleatët e vet, të nënshkruajë koncesione në favor të Serbisë? Ti bindet qorrazi? Apo ti rrezistojë me koston jo të lehtë të sanksioneve personale dhe vonesave për vendin?

Pa zgjidhur këtë dilemë nuk mund të kesh një pozicion të ndershëm dhe të drejtë në raport me veprimet dhe aktet e Kurtit. Ndaj tij mund të jesh i ashpër, t’i kërkosh politikisht madje dhe kokën, ti vësh në dukje shkarjet në koherencë, taktizimet për të fituar kohë, piruetat për të shmangur trysninë e tmershme ndërkombëtare, por nuk mund ti kërkosh asesi shitjen e mandatit për të cilin është votuar.

Se ç’ndodh në raste të tilla e kemi parë shpesh herë, madje e provoi së fundi edhe fati i LSDM në zgjedhjet në Maqedoni. Forca politike që sillen si lakej të ndërkombëtarëve, në të kundërt asaj që do dhe kërkon populli i tyre, rrezikojnë të zhduken nga harta elektorale. Përpos kësaj, ata i hapin rrugën partive dhe rrymave gjithnjë e më nancionaliste dhe anti perendimore.

Mund të duket tejet paradoksale, por ajo që kritikohet si rezistenca kokfortë e Albin Kurtit, po e mbron Kosovën nga ngjizja e sentimenteve kundër vendeve aletate për shqiptarët. Duke i thënë atyre jo për polotësimin e kërkesave të Serbisë qeveria e Vetëvendosjes po ruan vazhdimsinë e besimit tek SHBA dhe BE. Pikërisht kjo vlen edhe për mospranimin e veçimit së Asociacionit nga paketa e marrveshjes që pretendohej se do të prodhonte njohjen “de facto” të Kosovës. E këtu duhet qëndruar, qoftë edhe me çmimin e padrejtë të vonesës së antarësimit në KiE./Lapsi.al

Continue Reading

Politike

Operacioni i SPAK/ Meta: Faktet diheshin, të ishte vepruar para zgjedhjeve të 14 Majit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar operacionin e SPAK, ku u lëshuan rreth 50 urdhër arreste për personazhe të njohur të botës së krimit, edhe pse më e madhe e tyre mbeten ende në arrati.

Gjatë një konferencë për mediat, Meta tha se “Metamorfoza” është një tablo e qartë e përfshirjes së Rilindjes në veprimtari kriminale.

Meta u shpreh se faktet diheshin me kohë dhe se duhet të ishte vepruar para zgjedhjeve të 14 Majit, por sipas tij, SPAK vepron nën diktatin e kryeministrit Edi Rama

“Metamorfoza është një tablo e qartë e përfshirjes së Rilindjes në veprimtari kriminale. Faktet që janë bërë publike sot janë ditur edhe para një vit. Është një operacion i karakterit propagandistik, përderisa edhe rezultatet e ndalimit të protagonistëve kryesore janë zero.

Është gjithçka që kryhet nën diktaktin e Ramës. Duhet të ishte vepruar me kohë, me efikasitet, duhet të ishte vepruar para zgjedhjeve të 14 majit, por aty grupe duheshin atyre për të grabitur bashkinë e Shkodrës dhe shumë bashki të tjera dhe më pas për të prodhuar statistika. Ato dosje janë vënë në depoziton nga partnerët ndërkombëtarë”, tha ndër të tjera Meta.

Continue Reading

Politike

Pas telefonatës Rama-Rishi Sunak, vjen në Tiranë ministri i Jashtëm, Lord Cameron

Ish-kryeministri britanik David Cameron, tashmë sekretar shteti për çështjet e jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak,  pritet të vizitojë Tiranën.

Kjo vizitë e Lord Cameron parashikohet të zhvillohet në 22 Maj nëse nuk do të ketë ndryshim agjende në varësi të zhvillimeve në Britaninë e Madhe.

Në fokus të vizitës nuk është ndonjë çështje specifike, por vijimi i mbështetjes Britanike për vendin tonë.

Njëkohësisht, tregon rikthimin e vëmendjes pas Brexit për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe. Disa ditë më parë, kryeministri Rama pati një bisedë telefonike me homologun Rishi Sunak, i vënë nën presion nga opinioni publik dhe të tijtë brenda Partisë Konservatore për kalimet e Lamanshit me gomone të emigrantëve ilegal.

Muhamed Veliu: Disa muaj më parë ju zhvilluat një takim në Romë me kryeministren Meloni dhe kryeministrin Rishi Sunak. Javën e kaluar, 10 Downing Street njoftoi se ju kishit zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Rishi Sunak. A ka një dëshirë nga Britania e Madhe për ta përsëritur atë marrëveshje të suksesshme që Shqipëria bëri me Italinë në favor të zgjidhjes së problemit të emigracionit që ata kanë në Britaninë e Madhe?

Kryeministri Edi Rama: Në raport me Shqipërinë?

Muhamed Veliu: Po, në raport me Shqipërinë?

Kryeministri Edi Rama: Ka pasur një shprehje dëshire nga ana e Britanisë së Madhe e jo vetëm, edhe e disa vendeve të tjera lidhur me këtë dhe jo pas por edhe përpara se të ndodhte marrëveshja jonë me Italinë, por përgjigja ime ka qenë e prere “Jo” dhe mbetet e prerë “Jo”. Italia është një histori tjetër dhe është një realitet tjetër në tablonë e marrëdhënieve tona miqësore dhe marrëdhënieve tona ndërkombëtare kështu që i kam shpjeguar të gjitha arsyet pse Italia ha bukë veç.

Në Tiranë, Lord Cameron pritet të vlerësojë, koordinimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme në parandalimin e emigracionit ilegal dhe bashkëpunim e SPAK me NCA kundra krimit të organizuar.

Në 2022, mbërritën me gomone 13 mijë shqiptarë, kjo shifër ra me 90% gjatë 2023 ku shkuan vetëm 900 shqiptarë, ndërsa gjatë periudhës Janar-Prill 2024 hynë me gomone vetëm 20 shtetas shqiptarë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, thotë se “në mënyrë që kjo  vizitë të mos mbetet vetëm në kuadrin e falenderimeve dhe vlerësimeve, është një mundësi e mirë për  Qeverinë  Shqiptare në të këmbëngulurin e shtimin  të vizave për punonjës sezonal dhe vizat e punës për shqiptarët. Emigracioni ilegal nuk mund të luftohet vetëm me dëbimet e përjavëshe cdo të enjte me charter Londër- Tiranë. të shqiptarëve pa dokumente në shtetin ishull”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING