Rajon
Marrëveshja Serbi-Kosovë/ Varhelyi: Epokë e re
Komisoneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës. Vrahelyi thotë se shpreson që nga kjo arritje të nisë një epokë tjetër mes dy vendeve për të arritur marrëveshje të tjera që të zbatohen në mënyrë të ndërsjellët.
“E mirëpres marrëveshjen për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sinqerisht shpresoj që kjo të sinjalizojë një epokë të re të përparimit të vërtetë në dialog, bazuar në marrëveshje dhe zbatim të ndërsjellë”, shkruan Oliver Varhelyi.