Connect with us

Kosova

Marrëveshje e fshehtë për lirimin nga paraburgimi të policit serb Pantiç

A ka patur marrëveshje të fshehtë për lirimin nga paraburgimi të policit serb Pantiç

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kërkon nga kryeministri Albin Kurti të sqarojë nëse ka patur një marrëveshje të fshehtë politike për lehtësimin e masës së sigurisë për ish policin nga komuniteti serb, Dejan Pantiç. Krasniqi tha se kalimi nga paraburgimi në arrest shtëpiak për Pantiç, duhet të shihet a ka efekte në gjendjen në teren në veri, apo është vetëm zbatim i kërkesave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Një gjë duhet të kemi te qartë, se nëse ka qenë një marrëveshje politike të fshehtë, kjo nuk mund të bëhet pa dijeninë e kryeministrit të Kosovës” – tha Memli Krasniqi

Nga ana tjetër, BE dhe SHBA u kanë bërë thirrje të gjithëve që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të zbutur pa kushte situatën dhe të përmbahen nga provokimet, kërcënimet apo kanosjet.

Sipas EULEX, në veri të Kosovës ka prani shqetësuese të individëve dhe grupeve të armatosura dhe të maskuara, dhe sipas tyre, kjo është e papranueshme, duke shtuar se tani është e rëndësishme që situata të shtensionohet menjëherë dhe palët të përmbahen nga veprimet provokuese.

Advertisement