Politike
Marrëveshje për emigrantët me Spanjën? Rama në Madrid: Ne jemi të bashkuar me…
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/02/rama-5.jpg)
Gazetari i Europa Press: Javën e kaluar, drejtësia italiane refuzoi të zhvendosë emigrantët nga Italia në Shqipëria. Do të doja mendimin tuaj, mendoni se marrëveshja po dështon?
Edi Rama: Nuk kam asnjë mendim për këtë, pyetja duhet t’i drejtohet Melonit, sepse për ne kjo marrëveshje është e thjeshtë. Është një rol i thjeshtë. Na u kërkua nga Italia të ndihmojmë, sepse për ne marrëdhënia është mijëvjeçare me Italinë. Na ka ndihmuar shumë në momente tejet të rëndësishme. Kur ra tërmeti, forcat italiane erdhën për të ndihmuar, duke nxjerrë njerëzit nga rrënojat.
Është një operacion 100% nën vëzhgimin dhe përgjegjësinë italiane. Lëvizja, vëzhgimi te qendrat është përgjegjësi e Italisë.
Gazetari: Nuk mendoni se mund të ketë një marrëveshje me Spanjën?
Edi Rama: S’jam i sigurt se do kishte kuptim, lidhet me gjeografinë. Ne jemi të bashkuar nga deti me Italinë, e vetmja gjë që e bën këtë marrëveshje të arsyeshme është se emigrantët nuk ndalojnë në Itali, por ata ndalojnë në Shqipëri. Sa e bëshme do të ishte për Spanjën, që të ndalonin në Shqipëri. Nuk e shoh të mundshme. Në fund të fundit, nuk mendoj se kjo është zgjidhja përfundimtare e krizës së emigracionit. Evropa tani duhet të merret me emigracion të paligjshëm dhe të përballet me një rënie demografike. Evropës i duhet të luftojë emigracionin, por nga ana tjetër, i duhen më shumë emigrantë. Nuk është çështje, kush tregon më shumë muskuj ndaj emigrantëve. Kjo është gjëja më e rrezikshme që po i bëjmë vetes në Evropë. Kjo mund të shkatërrojë shpirtin e Evropës. Për aq kohë sa nuk ka një politikë të përbashkët për këtë, Evropa do të jetë në telashe. Nëse Evropa e tejkalon këtë dhe bën diçka shumë më gjithëpërfshirëse, duke krijuar një mënyrë ndryshe për t’u marrë me vendet e origjinës, do të jetë një fitore e madhe
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)