Kosova
Marrëzi surreale/ Reagim për 5 vendet e BE që nuk njohin Kosovën
Denis MacShane, ish-ministri britanik për Evropën në kabinetin e Tony Blairit, ka kritikuar shtetet anëtare të BE-së që nuk po e njohin pavarësinë e Kosovës.
Reagimin e tij ai e ka bërë përmes një postimi në “Twitter”, duke shpërndarë një opinion të gazetarit Jeremy Cliffe ku ai flet për zgjerimin e mëtejshëm të BE
“Ka rrezik që BE-ja të ‘humbasë’ shtetet në skajet e saj lindore nga destabiliteti dhe zhgënjimi, nëse ajo pengon rrugën e tyre drejt anëtarësimit”, ka thënë Cliffe.
“Kjo është marrëzi surreale nga ana e Spanjes, Greqise, Sllovakise dhe Rumanisë” – deklaroi ish ministri britanik