Rajon
Marrëzia ballkanike e kufijve/ Dimitar Kovaçevski në Beograd
“Kemi qenë shtete të vetmet pa kufij. Ndërsa tani jemi të vetmit që kemi”. Keshtu u shpreh kryeministri i Maqedonise se Veriut Dimitar Kovaçevski, në konferencën e përbashkët për media me kryeministren serbe Ana Brnabiq në Beograd.
Ai deklaroi se “është marrëzi që të ketë kufij në Ballkan”, ndërsa përmendi shembullin e shteteve evropiane. Sipas tij, kufijtë në vendet e Ballkanit janë vetëm burim i korrupsionit.
“Unë e imagjinoj Ballkanin Perëndimor si një rajon pa kufij, të integruar në BE. Kufijtë që ekzistojnë aktualisht, mes vendeve që kanë regjim pa taksa me njëri-tjetrin, që kanë marrëdhënie miqësore, janë vetëm burim korrupsioni dhe asgjë tjetër”, tha Kovaçevski.
Idenë për heqjen e kufijve, kryeministri i Maqedonise se Veriut e ka përmendur vitin e kaluar gjatë “Open Balkan” në Beograd.