Connect with us

Kosova

Marrëzia e Brukselit dhe Washingtonit ndaj Prishtinës zyrtare

Daniel Server, profesori i Universitetit John Hopkins, ka thënë se Brukseli dhe Uashingtoni nuk e fshehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë aktuale të Kosovës, por ai vlerëson se presioni i ushtruar nga Perëndimi ndaj Prishtinës është i padrejtë, teksa bashkësia ndërkombëtare e trajton Serbinë me butësi.

Server deklaroi gjithashtu se procesi i dialogut ishte plotësisht i pabalancuar, prandaj ai mbështet iniciativën e deputetëve të disa vendeve që kërkuan ndryshime në një letër drejtuar BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

“Gjatë vitit të kaluar procesi i dialogut nuk ishte i balancuar, prandaj më vjen mirë që parlamentarët amerikanë dhe evropianë shprehën shqetësimin e tyre për këtë çështje. Eshtë marrëzi të bësh presion mbi Prishtinën, ndërsa në anën tjetër veprimet e Beogradit tolerohen, edhe pse ka pasur sulme ndaj policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it, si dhe bojkot të zgjedhjeve në veri. Të mos harrojmë faktin që Serbia e mobilizoi ushtrinë në nivelin më të lartë”, tha Server në një intervistë për TV1 Ku edhe theksoi se “As Brukseli dhe as Uashingtoni nuk e fshehën neverinë e tyre ndaj qeverisë aktuale në Kosovë. Është e pashpjegueshme se si mund t’ju interesojë më shumë se nga cilat ndërtesa punojnë kryetarët e komunave, sesa për sulmet ndaj policisë, KFOR-it dhe forcave paqeruajtëse të NATO-s”

 

Advertisement