Aktualitet
Marsela goditi për vdekje Amandën, NTV sjell fotot e viktimës dhe autores
Në foton e mësipërme është viktima 37-vjeçare Amanda Pushani, si dhe autorja e vrasjes, motra e saj, Marsela Pushani 40 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.
Krimi është regjistruar rreth orës 11:40 të paradites së të shtunës, ku vdekja e Amanda Pusnait u raportua fillimisht nga familjarët e sak si vdekje natyrore. Por, më pas, efektivët e policisë konstatuan në trupin e viktimës plagë të shkaktuara me thikë dyshohet nga motra e saj.
40-vjeçarja Marsela Pushani dyshohet se e ka goditur motrën e saj, Amanda Pushani disa herë thikë pas një debati mes tyre. Autorja e dyshuar e krimit është arrestuar ng Policia dhe akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Ende nuk dihet se cila ishte arsyeja e konfliktit mes tyre.
Viktima Amanda Pushani:
Autorja e krimit, Marsela Pushani: