Aktualitet
Martin Cani u qëllua nga një i rritur? Zëdhënësi i Policisë zbulon të vërtetën
Zëdhënësi i Policisë së Tiranës, Gent Mullai, tha se Policia e Shetit nuk ka pasur informacione për sherrin që ndodhi mes dy të miturve ditën e premte në oborrin e shkollës. Ai tha për emisionin “Shqipëria Live” se Policia e Shtetit nuk kishte informacione as për konfliktin që përfundoi në një tragjedi ditën e hënë, ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani.
Pjesë nga diskutimi në “Shqipëria Live”
Gent Mullai: Policia nuk ka pasur informacion as të premten, as të hënën. Ishte një keqkuptimin në tualetin e shkollës, janë pajtuar janë përqafuar. Nuk kanë pasur asnjë të kaluar me grindje me nxënës të tjerë. Dhe kur konflikti ndodh për herë të parë.
Një shofer e ka marrë për ta qetësuar Martinin, Thuhet sipas dëshmisë që ka goditur edhe një person i rritur. Po të hapen kamerat duken qartë lëvizjet që janë kryer si momente. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë a janë hapur kamerat e sigurisë
Gent Mullai: Janë sekuestruar të gjitha kamerat përreth. Le të shprehet grupi hetimor. Brenda shkollës policia nuk është njoftuar për asnjë konflikt. Brenda shkollës nuk ka pasur konflikt fizik me asnjë të rritur.
Po fotoja që është i shoqëruar në praninë e një të rrituri? Kam dyshime mbi bazën e dëshmive dhe deklaratave që më janë thënë. Nuk do doja të ishte e vërtetë, megjithatë drejtësia duhet të vihet në vend. Dyshohet për më shumë se tre fëmijë të përfshirë.
Gent Mullai: Nuk mund të jap dot informacion për këtë. Nga konflikti janë dëmtuar tre persona. Të gjithë personat që janë përfshirë, janë të marrë nga grupi hetimor dhe do të shprehet grupi hetimor. Nuk janë me masë arresti. Të gjitha kamerat dhe personat janë marrë.