Politike
Masa e sigurisë/ Avokati Petraj: Nga sot Berisha s’ka shanse ta shkelë ligjin
Nëse Gjykata sot do të pranojë kërkesën e SPAK për të caktuar masë sigurie arrest shtëpie për Sali Berishën, avokati Edmond Petraj tha se ai s’ka shanse ta shkelë ligjin. Avokati Leonard Karaj ndalur te kërkesa e SPAK shtoi se kërkohet që të ruhet me polic te dera e shtëpisë për faktin se duke njohur natyrën e Berishës ai mund ta shkelë sërish masën e sigurisë.
Karaj: Berishën duan në mënyrë absolute që ta nxjerrin nga skena politike. Kjo histori ka nisur që para 3 ose katër muajsh për ta nxjerrë nga skena politike. Ata me rrezikshmëri të lartë shkojnë në burg nuk u rri polici te dera. I çojnë policë te dera Berisha për karakterin që ka mund të shkelë dhe masën. Pastaj çfarë do i bësh Berishës do e çosh në burg? Se çon dot? Sepse është 75 vjeç
Petraj: S’ka shanse ta shkelë ligjin Berisha nga dita e nesërme. Berisha e politizoi vetë çështjen. Këtu kemi akuzë të drjetpërdrejt për Berishën ai e kanalizoi vetë politike.
Petraj: Berishën nuk e llogarit njeri, është 75 vjeç. S’ka lidhje Amerika. Ça ofron Berisha në Shqipëri? Kam qenë 22 vjeç kur Berisha u bë kryetar i PD. Këtu është gabimi që po politizohet situata dhe që e kemi të keqen matanë oqeanit. Amerika përveçse çelësin e pjesës gjeostrategjike të garantoj se nuk ndërhyn fare.
Karaj: Ti sikur je Zeusi. Çfarë garanton?
Petraj: Kur fillon procedimi kur ngrihet akuza, organi i akuzës merr masat e veta për personin përkatës. Ça lidhje ka Amerika?! Unë ta garantoj, Berisha nëse do kishte vajtur do kishte respektuar vendimin e gjykatës do kishte fituar 100 herë më shumë pikë.
Karaj: Jam dakord këtu… Por jo se s’ka dorë Amerika.