Bota
Masakër në Dnipro! Bilanci i viktimave rritet në 18, qyteti vijon të bombardohet nga Rusia

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1 218, ndërsa dhuna dhe bombardimet vijojnë të shkaktojnë viktima të shumta në qytetet lindore dhe juglindore të vendit.
Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore të djeshme ruse në qytetin e Dnipro-s, në rajonin e Dnipropetrovskut, është rritur në 18 persona, ndërkohë që dy vdekje të tjera janë raportuar në zonën përreth.
Lajmin e bëri të ditur kreu i administratës ushtarake rajonale, Serhiy Lysak, përmes një postimi në Telegram, i cituar nga Ukrainska Pravda.
“Dnipro është në zi sot, pasi ka humbur 18 banorë në një sulm armik. Dhe kështu është edhe Samar, ku agresori vrau dy persona”, shkruan Lysak. Ai shtoi se rreth 300 persona janë plagosur në sulmin që goditi rajonin juglindor të vendit.
© SYRI.net

