Kosova
Masakra e Reçakut/ Berisha: Nuk mund të ndërtohet paqe, pa u vendosur drejtësia
Nga Hisen Berisha:
Raçaku,
Vrasja me masakrim e civilëve është vepër e ndaluar dhe nga e drejta ndërkombëtare humanitare, gjykohet si krime lufte.
Reçaku është njëri nga provat e argumentuara për krimet e ushtrisë serbe në historikun e luftërave shqiptaro – serbe.
15 Janari ‘24 është dita e përkujtimit për viktimat e kësaj masakre si dhe dita e dështimit të drejtësisë ndërkombëtare për të burgosur e dënuar kriminelët serb!
Qeveria e cila do të vjen pas zgjedhjeve të ardhshme do të vë në lëvizje drejtësinë vendore e ndërkombëtare, për ta dënuar secilin krim, edhe ato që kryen ushtria e mbretërisë serbe, “ushtria e Titos (masakrën e Tivarit) dhe ushtria e Millosheviçit për masakrat e fundit, të dënohen nga drejtësia e Kosovës dhe Tribunali i Hagës!
Krimet e padënuara, mohohen si krime edhe përsëriten pafundësisht.
Nuk mund të ndërtohet paqe, pa vendosur drejtësi.
Lavdi martirëve të masakruar!
I përjetshëm kujtimi për jetën e tyre!