Connect with us

Kronike

Masakra e Shkodrës u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje babait i “Fantazëmës” së Shkodrës Mustafa Lici

Policia e Shkodrës ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit në kryeqendrën e veriut, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Armando Pali dhe 31-vjeçari Liridon Kraja (Lushi), teksa u plagosën Erogen Vaso alias Brajoviç, si edhe kamarieria Meri Kacerri.

Si autor i dyshuar i krimit u arrestua 28-vjeçari Ragip Gula, ndërsja janë shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë të tij Barush Bregu alias Bajram Bregu, i cili njihet si krahu i djathtë i Licajve dhe një 17-vjeçar.

Shënjestër e atentatit ka qenë Erogen Vaso alias Brajoviç, teksa grupi hetimor dyshon se krimi është urdhëruar nga një grup kriminal për larje hesapesh. Një prej personave që është marrë në pyetje është edhe Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit i njohur si “fantazma”, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai është pyetur lidhur me armët e gjetura në banesën e motrës së tij, që dyshohet se është përdorur si bazë për aktivitet kriminal nga Barush Bregu alias Bajram Bregu, i cili njihet si krahu i djathtë i Licajve dhe një 17-vjeçar. Lici ka deklaruar për hetuesit se motra e ka dhënë me qira banesën, pasi jeton jashtë vendit dhe do t’u vendoste në dispozicion edhe një kontratë.

Gjatë kontrollit në banesën e motrës së tij, Policia ka gjetur: 1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.

Policia është duke rindërtuar përmes kamerave të sigurisë lëvizjet e autorit të dyshuar Ragip Gila, para dhe pas atentatit, teksa dyshohet se ai është ndihmuar edhe nga persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Advertisement