Bota
Masakra me 14 të vrarë në Pragë, autori dyshohet se u ndihmua nga e dashura
David Kozak, autori i masakrës të ndodhur pasditen e djeshme në Pragë ku u vranë 14 persona, mund të jetë ndihmuar nga e dashura e tij për të kryer krimin e rëndë. Për të dashurën e tij nuk bëhen të ditura detaje të tjera, por raportohet se po tenton të arratiset jashtë vendit.
Sipas dëshmive, Kozak ka qenë student i zellshëm, por ka pasur edhe probleme psikologjike. Në maj ai fitoi një çmim për tezën e tij. Studenti nuk kishte precedentë penalë, por duke siguruar leje për armët, si pronar i ligjshëm, kishte një interes të shtuar për to.
Ai ishte diplomuar për histori dhe studime evropiane dhe vazhdoi me master, duke u fokusuar në historinë e Polonisë.
Megjithatë, mesazhet e postuara nga i riu në Telegram javët e fundit japin një pamje krejtësisht të ndryshme të tij.
Studenti 24-vjeçar i Shkollës Filozofike të Universitetit Charles ishte ankuar për “jetën e tij të mjerueshme” dhe kishte shkruar ndër të tjera se “gjithmonë donte të vriste dikë”.
Në një mesazh të datës 10 dhjetor, sulmuesi shkroi se ishte “shumë i frymëzuar nga Alina”. Ai i referohej 14-vjeçares Alina Afanaskina . Vajza qëlloi dhe vrau dy persona në shkollën e saj në qytetin rus të Bryansk më 7 dhjetor dhe më pas vrau edhe veten. “Por Alina nuk vrau mjaftueshëm njerëz, do ta rregulloj”, kishte shkruar Kozak.
“Dua të sulmoj një shkollë dhe ndoshta të vras veten. Alina Afanaskina më ndihmoi. Gjithmonë kam dashur të vras, kam menduar se në të ardhmen do të bëhem maniak. Ishte më fitimprurëse sulmi masiv sesa brezi. U ula, prita, pata ëndërr”, dyshohet se ka shkruar ai ndër të tjera.