Connect with us

Kronike

Masakra me dy viktima/ Malaj: Gruaja më tradhëtonte me Massimon

Taulant Malaj ka rrëfyer se bashkëshorten e tij, Tefta Malaj e ka lënë të gjallë dhe nuk e ka vrarë pasi dëshironte që ajo të vuante për humbjen e vajzës dhe për të gjithë masakrën. I ndpdhur para prokurorit, një ditë pasi vrau një italianin Massimo De Santis, të bijën Gessica Malaj dhe plagosi gruan e tij, shqiptari nuk ka shfaqur asnjë pendesë. Ai ka rrëfyer se Massimo De Santis jetonte një kat më lart tij dhe kishte parë biseda me të shoqen në celularin e kësaj të fundit. Taulanti ka shtuar se një ditë më parë ka pritur që ai të dilte nga shtëpia e tij dhe i ka zënë pritë në shkallë. Më pas, është kthyer në banesë dhe me të njëjtën thikë ka masakruar familjen.

“Dje po bisedonte në shtrat me Massimon. Gruaja ime pranoi se kishte një lidhje me Massimon. Ai më kishte kërkuar falje për këtë marrëdhënie, por unë doja të ndahesha. Kemi pasur gjithmonë diskutime për tradhëtitë e saj dhe unë doja të ndahesha, por ajo më kërkonte që të vijonin të qëndronim bashkë. Massimo jetonte në katin e tretë dhe unë shumë herë e shikoja të futesha në shtëpinë time. Dy ditë më parë i pashë biseda të tjera dhe dje e prita sa doli nga shtëpia. E prita në shkallë,”- ka thënë Taulant Malaj sipas asaj që u raportua për Ansa nga avokatët Michele Maiellaro dhe Giacomo Lattanzio.

Si ndodhi masakra?

45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari i zuri pritë në shkallë italianit. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë. Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht. Ai qëlloi gruan me thikë e më pas nisi të qëllonte të bijën, vetëm 16 vjeçe, për të cilën gjithashtu thotë se është ngacmuar nga italiani. Adoleshentja ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. I vetmi që shpëtoi ishte djali 5-vjeçar. Taulant Malaj i filmoi të tre dhe videon me trupat e tyre të mbuluar në gjak ua dërgoi të afërmve. Në sfond dëgjohet të shante të shoqen dhe të thoshte se do të vijonte t’i masakronte me thikë, pasi policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.

Advertisement