Connect with us

Aktualitet

Masakra me tre të vdekur në Klos, Lala: Vajza më tha…

Gazetarja Klodiana Lala ka sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes se rende te ndodhur ne klos, ku kane mbetur te vdekur 3 persona dhe jane lenduar 2 te tjere, ndërsa që në nisje të rrëfimit tha se kjo ishte një nga ngjarjet më të rënda që ka raportuar gjatë karrierës së saj.

“Është nga ato ngjarje që realisht që më ka tronditur shumë, rasti tipik si mund të vritesh për hiç gjë. Mjeshtri është baba i dy vajzave, banojnë në një qytezë ku të gjithë e njohin njëri tjetrin, ka aq pak të rinj sa numërohen me gishtat e dorës, një vend i shkretuar. Mjeshtri është 39-vjeçar, para tre javësh ka pasur një shqetësim nga vajzat që i kanë thënë se i kishin marrë dy profilet ne Instagram, dhe kërcënoheshin. Kenado Shira i kishte kërkuar të kishte lidhje dhe e kërcënonte se do t’i publikonte të gjitha fotot që kishte në rrjetet sociale. Para një jave, Renato Hasula kishte nisur të njëjtën mënyrë komunikimi me vajzën. Kjo ka bërë që vajza të mos shkonte në shkollë 3-4 ditët e fundit, është mbyllur në banesë. Në Instagram e vajzës nuk ka pasur asgjë komprometuese por ata jetojnë në një komunitet që dhe një foto në plazh e quajnë të tillë. Mjeshtri ka kërkuar një ballafaqim me djemtë dhe baballarët e tyre dhe kanë nisur sqarimin. Djemtë kanë përdorur disa forma fyese në drejtim të vajzës së saj, babai ka kërkuar që njëri prej tyre meqë e ngacmonin ta merrnin në banesë, pra një martesë e detyruar, për shkak dhe të mentalitetit, në këtë moment që babai është ndjerë i ofenduar nga termat fyese ka nxjerrë pistoletën që mbante pa leje dhe ka qëlluar drejt tyre, ka shkuar në takim i armatosur. Sepse kështu funksionon ajo zonë. 17-vjeçari ka mbetur i vrarë në vend, babai ka ndërruar jetë në spital, ndërsa dy personat e tjerë ndodhen në spital. Të pranishëm kanë qenë dhe dy vëllezërit e Mjeshtrit. Autori është afruar rreth 150 m afër banesë së tij, vëllai, që ishte polic bashkiak, ka nisur të negociojë që të vetëdorëzohet, dhe në atë moment i ka lënë amanet të kujdesej për dy vajzat dhe është vetëvrarë ndërkohë që ishte në telefon me të.

 

 

Nga deklarata e vajzës rezulton se nuk është paraqitur ditët e fundit në shkollë, situata nuk ka qenë e mirë, por do ta përcaktojnë raportet më pas nëse ka pasur apo jo probleme me shëndetin. Vajza është pyetur për afro dy orë e gjysmë, edhe Reanto Hasula ka dhënë dëshmi dhe ka mbajtur të njëjtën linjë si vajza’, tha Lala.

Advertisement