Bota

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, thotë se lufta vazhdon që të rrezikojë sigurinë bërthamore në Ukrainë.

Deklarata e tij vjen pas të dhtënave dhe shpërthimeve të regjistruara pranë centralit Bërthamor Zaporizhzhia, paralajmërimeve për sulme ajrore dhe bombardimeve që prishin energjinë elektrike në vende të ndryshme.

Ndërkohë, Moska thotë se 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan gjatë natës mbi qytetin rus të Belgorodit. Nuk raportohet për viktima, saktësoi guvernatori i rajonit Vyacheslav Gladkov.

Mbrojtja jonë ajrore hyri në veprim në qytetin dhe rrethin e Belgorodit, duke rrëzuar 15 objektiva ajrore që po afroheshin. Sipas informacioneve paraprake, nuk pati viktima,” shkroi Gladkov në Telegram duke shtuar se dritaret e 37 apartamenteve të 17 ndërtesave të banimit u shkatërruan dhe një ballkon është dëmtuar rëndë nga rënia e fragmenteve. Dëme ka pasur edhe në stadiumin Belgorod.

Trupat ruse kanë nisur sulme të reja në Ukrainën lindore, me luftime të ashpra të raportuara rreth qyteteve Avdiivka dhe Bakhmut. Në raportin e tij ditor mbi situatën në terren, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës renditi 11 përparime të pjesshme ruse në drejtim të katër lokacioneve.

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Sipas Turqisë, masakra në Moskë, që u mor përsipër nga ISIS si organizator të sulmit terrorist ku humbën jetën 143 persona, nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e shërbimeve sekrete të huaja.Kështu ka deklaruar Omer Çelik, zëdhënës i partisë qeverisëse turke AKP.”Kjo nuk mund të ndodhë pa mbështetjen e inteligjencës së ndonjë vendi. E vërteta është se ISIS nuk është në gjendje të kryejë një sulm të tillë vetë.

Veprime të tilla kanë një sponsor,” tha Celik në një intervistë me transmetuesin privat turk NTV.

TRENDING

Exit mobile version