Connect with us

Bota

Masakra në Moskë/ Shpërthen ish-presidenti rus: Personat e përfshirë në sulm, duhet të vriten

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev ka shpërthyer me deklarata të ashpra për masakrën e ndodhur në Moskë në 3 ditë më parë ku persona të armatosur vranë 137 persona dhe plagosën qindra të tjerë.

Medvedev tha se të gjithë personat e përfshirë në sulmin e ndodhur, duhet të vriten.

“A duhet të vriten? Ata duhet të vriten. Dhe do të ndodhë. Por është shumë më e rëndësishme të vriten të gjithë ata që janë përfshirë. Të gjithë. Ata që paguan, simpatizuan, ndihmuan. Vritini të gjithë.”– mësohet të jetë shprehur ndër të tjera Medvedev në mesazhin e tij.

Ish-presidenti rus, ishte një ndër personat e parë që reagoi pas sulmit duke akuzuar Ukrainën dhe duke thënë se përgjigjia e Rusisë do të ishte edhe më e ashpër.

Advertisement