Connect with us

Kronike

Masakra në Paskuqan/ Njëra prej viktimave ishte shtatzënë…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Paskuqan, ku Ramzan (Dan) Hutra vrau dy gra dhe plagosi dy të tjera.

Burime për NTV.AL  bëjnë të ditur se në momentin që Hutra është futur brenda në banesë, nuk ka biseduar me asnjë prej personave të familjes Hysa që ndodheshin aty.

Në banesë ndodheshin edhe 2 foshnja, fëmija 1 muajsh i Elena Hysës dhe autorit Dan Hutra, si dhe fëmija 6 muajsh i motrës së Elenës. Sipas deklarimeve, para se të niste të qëllonte me breshëri, Hutra ka çuar në banak fëmijën e Elenës dhe më pas ka nisur të qëllojë. Ndërsa kunata e Elenës, viktima Hasime Dafku ishte shtatzënë.

Advertisement