Connect with us

Kronike

Masat e njëanshme të Prishtinës nxisin emigrimin masiv të serbëve nga Kosova

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok, me të cilën ka diskutuar ndër të tjera për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtines.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gjuriq ka treguar se Beogradi është i përkushtuar për dialog, por se Prishtina që nga fillimi ka treguar jokonstruktivitet ekstrem dhe mosgatishmëri për të zbatuar marrëveshjet, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me formimin e Unionit të komunave me shumice serbe.

Në vend të kësaj, siç paralajmëroi Gjuriq, Prishtina po synon masa të njëanshme për të ndryshuar rrënjësisht situatën në terren dhe duke shkelur të drejtat njerëzore, politike dhe ekonomike të serbëve, të inkurajojë emigrimin e tyre masiv nga Kosova.

Duke folur për bashkëpunimin rajonal, ministri Gjuriq përsëriti se Serbia mbështet të gjitha proceset dhe iniciativat rajonale, duke theksuar se ato kontribuojnë në procesin e pajtimit, i japin shtysë shtesë zhvillimit të rajonit dhe inkurajojnë zhvillimin e përgjithshëm në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Gjatë takimit, Gjuriq theksoi gjithashtu se Serbia vlerëson shumë pjesëmarrjen dhe kontributin aktiv të Gjermanisë në Procesin e Berlinit, një forum që mbështet integrimin evropian të Serbisë dhe të Ballkanit Perëndimor në tërësi me projekte konkrete.

Advertisement