Connect with us

Kronike

Mashtrime kompjuterike, policia: Kemi parandaluar dëme për qytetarët

Policia e Shtetit ka reaguar sërish për mashtrimet nëpërmjet sistemeve kompjuterike.

Bëhet me dije se deri tani janë marrë 25 kallëzime dhe 50 njoftime rreth kësaj situate. Sakaq ende vijon puna për identifikimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj situate.

NJOFTIMI:

Njoftim për shtyp në lidhje me veprimtarinë kriminale në fushën e krimeve kibernetike, situatë e paraqitur më datat 22.06.2023 dhe 23.06.2023

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, më datë 22.06.2023, është vënë në dijeni të një fushate mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e cila synonte persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.

Nga veprimet e shpejta, të kryera nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, përsa i përket njoftimit të të gjithë qytetarëve dhe kontaktimit të çdo shtetasi apo subjekti të prekur nga kjo veprimtari kriminale, më datë 23.06.2023 është konstatuar se kemi arritur të parandalojmë pasojat e mëtejshme, si dhe dëmet monetare për qytetarët.

Deri më tani, janë marrë 25 kallëzime dhe 50 njoftime rreth kësaj situate.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj situate, për identifikimin e shtetasve përgjegjës, si dhe për nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Ju ri-informojmë se njoftimi që mund t’iu vijë nëpërmjet postës elektronike është:

Ndërsa mesazhi bashkëlidhur me të, është:

Ftojmë qytetarët që për çdo problematikë që mund të hasin, të kontaktojnë Drejtorinë për Hetimit e Krimeve Kibernetike, në adresën e postës elektronike cc@asp.gov.al.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në ditët në vijim, do të informojë sërish qytetarët, rreth kësaj situate.

Advertisement